Sei sulla pagina 1di 2

Testi C

1.Parimi i ekuivalencës - Në krijimin e kontratave me shpërblim, pjesëmarrësit duhet të kenë kujdes në


përmbajtjen e kontratës, pjesëmarrësit nisen nga parimi i vlerës së barabartë. Kjo barazi është e natyrës
relative, LMD këtë parim e emërton si parim i vlerës së barabartë të dhënieve reciproke . mund të
cënohet si në momentin e lidhjes së kontratës, ashtu edhe pas lidhjes së kontratës.

2.Detyrimet duhet te jenë të lejueshme - Detyrimi është i lejueshëm nëse është në pajtim me rregullat
kushtetuese, ligjore dhe me normat e moralit shoqëror. Nëse krijohen marrëdhënie detyrimesh të
palejueshme, këto marrëdhënie nuk krijojnë efekte juridike.

3. Teoria valoristike - Ndodh që nga çasti i krijimit të detyrimit e deri në ekzekutimin e tij të ndryshojë
vlera e parasë. Për këtë arsye janë paraqitur dy teori: teoria e nominalizmit monetar dhe teoria e
valorizmit monetar.Sipas teorisë së valorizimit monetar, debitori duhet të dorëzojë vlerën e parave në
çastin kur e përmbush detyrimin. Sipas teorisë së nominalizimit monetar, debitori duhet të paguajë
vlerën e parave që kanë pasur në çastin e krijimit të detyrimit, pa marrë parasysh rritjen ose uljen e
fuqisë blerëse të parasë.

4. Baza juridike si kusht për lidhjen e kontratave- Baza e kontratës (kauza) është një ndër kushtet
thelbësore për lidhjen e kontratës. Kauza është shkasi, arsyeja, qëllimi i drejtpërdrejtë juridik për
marrjen përsipër të detyrimit të kontraktuar

5. Marrëdhënia ne mes të debitorit dhe dorezanit- kur dorëzani i paguan kreditorit kërkesën, ai ka të
drejtë regresi ndaj debitorit kryesor, dhe tani dorëzani i ka të gjitha të drejtat, të cilat i ka pasur kreditori
ndaj debitorit personal. Dorëzani është i detyruar që para se të paguajë borxhin, të informohet nga
borxhliu kryesor për gjendjen e borxhit, nëse borxhi është falur, është zvogëluar ose është parashkruar.

6. Detyrimet alternative dhe facultative- Detyrimet alternative janë ato detyrime ku detyrimi përbëhet
prej shumë lëndëve, ku debitori është i obliguar të dorëzojë njërin prej tyre dhe të konsiderohet se
obligimi është përmbushur, p.sh. kur debitori ka borxh një televizor ose 100 litra verë, e nëse debitori e
bën dorëzimin e njërit prej tyre, konsiderohet se e ka përmbushur detyrimin e vet.  Detyrimet
fakultative janë ato ku debitori ka borxh një lëndë të caktuar, por mund të lirohet nga detyra e vet duke
dorëzuar ndonjë lëndë tjetër. Në këto detyrime një lëndë është ne shumë lëndë dhe debitorit i njihet
kjo e drejtë e zëvendësimit të lëndës së detyrimit me lëndë tjetër derisa kreditorit nuk i përmbushet
detyrimi.

7. Vendi i lidhjes së kontratës - Neni 21 par 2. konsiderohet se kontrata është e lidhur në vendin ku
ofertuesi e ka pasur selinë e tij, përkatësisht vendbanimin në çastin kur e ka bërë ofertën.

8. Kontratat kryesore dhe akcesore - Sipas asaj se një kontratë a mund të ekzistojë pavarësisht nga
ekzekutimi i saj apo varet nga ndonjë kontratë tjetër, kemi: kontratë të pavarura dhe akcesore.  
Kontratat e pavarur (kryesore) krijojnë efekte juridike dhe shuhen pavarësisht nga ndikimi i ndonjë
kontrateje tjetër. Në këtë grup bëjnë pjesë: kontrata e shitjes, e qirasë, e dhuratës,etj. Kontrata
akcesore , ekziston nga kontrata kryesore. Këto kontrata zakonisht lidhen si aneks e kontratës së
pavarur ose si kontratë e veçantë por akcesore. Këtu hyjnë: kontrata për kaparin, pengun, hipotekën,
etj.
9. Doreazni i dorezanit- Dorëzani i dorëzanit, ekziston kur një person detyrohet ndaj kreditorit se do të
përgjigjet për përmbushjen e detyrimit të dorëzanit.

10. Dallimi midis dënimit të kontraktues dhe penelave - është marrëveshje e palëve kontratuese, sipas
së cilës njëra apo pala tjetër autorizohet që, me dhënien e një shume të caktuar të të hollave ose sendit
të zëvendsueshëm të heqë dorë nga kontrata. Penalet janë mjete të ekzekutimit të kontratës, të cilat
paraqesin shumën e caktuar të parave ose të ndonjë vlere tjetër pasurore, të cilën njëra palë
kontraktuese duhet t’ia paguajë palës tjetër në rast se nuk e ka përmbushur detyrimin e vet ose e ka
përmbushur në mënyrë jo të rregullt.

Potrebbero piacerti anche