Sei sulla pagina 1di 4

Universiteti:“Luigj Gurakuqi”

Fakulteti Ekonomik
Dega: Financë-Kontabilitet

DATA: Maj 8, 2009

DËRGUAR: Blerina Kiri

NGA: Adnan Çaushi

SUBJEKTI: Shpesh përmendet që: “Ardhmëria e një kombi varet nga investimet e
bëra në arsim”

Padyshim që kështu është! Kjo është konditë e nevojshme, por jo e mjaftueshme. Pervoja
e shumë vendeve tregon se megjithse ato kanë investuar shumë në sistemin e tyre arsimor
ato vazhdojnë të mbetën akoma vende te varfëra dhe nuk kanë bërë progres në industri
dhe në ekonomitë e tyre. Një vend i caktuar mund të arrij te nxjerrë persona të
kualifikuar, por nëse ky vend nuk arrinë të krijojë infrastrukturen, institucionet, kuadrin
ligjor, sistemin e motivimit dhe konceptin e karrierës profesionale sidomos në sektorin
publikë atëherë ky vend nuk arrin të krijojë energjinë e nevojshme që kjo kategori
njerzish të shkolluar dhe edukuar të vën në jetë njohuritë e perfituara dhe të ndikojë
cilesishtë në zhvillimin e ekonomisë.

 Kjo është arsyeja që edhe investimet themelore të universitetit tonë janë


parashikuar me objektiva të caktuara në tre drejtime themelore:
 Zgjërimi i mjediseve të universitetit

Te bëhen përpjekje dhe kërkohet ndihma bashkisë po ashtu dhe qeverisë për ndërtimin e
ambienteve të duhura të universitetit. Po kështu kemi parashikuar të realizohet dhe ngritja
e një biblioteke moderne elektronike me salla interneti ku studentët të gjejnë mjediset e
përshtatshme për studim. Ne mendojmë që ka hapsirë në universitet e cila mundë të
shfrytezohet për ndërtimin e kësaj biblioteke. Konkretisht ne kemi menduar që mundë të
ndërtohet një ambient i ri mbi sipërfaqen e salles “A3”. Edhe këtu kërkohet ndihma e
organeve lokale. Dhe studentët e meritojnë këtë si nga populli ashtu edhe nga bashkia.
Janë shumë studentë që përbëjnë një potencial grandioz ekonomik për vendin. Turizmi
verorë nuk është asgjë para këtij turizmi studentor 9-mujor ku qarkollohen miliarda lekë
si nga qeratë e shtëpive ashtu edhe nga konsumimi dhe transporti i tyre.

 Zhvillimi dhe pervetsimi i teknologjive të reja të komunikimit dhe


informimit

Sipas Dolence dhe Norris, arsimi i larte i shekullit XXI do të ngjajë shumë pakë me ate
që jemi mësuar deri tani. Përdorimi masiv i teknologjisë informative të komunikimit dhe
rritja e vazhduehme e vëllimit të njohurive do të coj në një përmbysje radikale të tijë.
Parë në këtë prizem në universitetin tonë janë parashikuar 4 878 807 (milionë) lekë të
reja në buxhetin e 2009, për sigurimin e binomit: një pedagog një kompjuter si dhe
modernizimi i metodave dhe procedurave të transmetimit dhe komunikimit dhe perdorimi
i këtyre teknologjive në mësimdhënie, provime etj.

 Mobiliteti i pedagogëve dhe studentëve

2
Është ky një aspekt i ri i perdorimit të buxhetit për kualifikimin e stafit akademik dhe të
studentëve më të mirë me bursa studimi në vende të ndryshme të Europes dhe ne
Amerikë, pjesmarrje në konferenca shkencore, mastera, doktoratura etj. jashte shtetit.
o Për realizimin e mirefillt të funksionit të vet, nga aspekti ndërtimor,
universiteti duhet të plotësoje një sërë kushtesh:
 Plotesimi i kushteve higjenike
 Lokacioni i paster dhe i ajrosur
 Insolimi i duhur
 Orientimi i mirë
 Nxemja adekuate

o Plotesimi i kushteve pedagogjike:


 Objekti me formen dhe madhësinë e vet procesit të reformuar mësimor (klasat,
klas hyrjet, komunikatat, gjelberimi)

o Plotesimi i kushteve urbanistike e të sigurta:


 Vendosja e gabaritit për ruajtjen dhe sigurimin e universitetit
 Largësia e objektit të uniersitetit nga rruget e nivelit te lartë
 Largesia e objektit të universitetit nga zonat e ndotura
 Distanca e objekttit nga vija rregullative
 Distanca e objekteve mësimore nga objektet fqinjësore

o Plotesimi i kushteve tekniko-ekonomike:


 Karaktersistikat sizmike
 Karakteristikat topografike

 Qëllimi

3
Permisimi dhe krijimi i hapsirave të reja shkollore me qëllim të ngritjes së cilësisë së
arsimit, gjithë përfshirjes dhe zbatimit te reformave arsimore.

Aktivitetet:
• Mbledhja e informatave nga tereni me qëllim të caktimit te prioriteteve për
ndërtim, zgjerim apo renovim
• Bashkepunimi me institucionet në lidhje me zhvillimin e infrastruktures shkollore
• Percaktimi i prioriteteve urgjente
• Ndërtimi, zgjerimi dhe renovimi i objekteve universitare
• Përpilimi i dokumentacioneve përkatëse (përmasat dhe përllogaritë, specifikime
teknike, projekte arkitektonike, makinerike etj.)
• Bashkpunimi me donatorë
• Mbikqyrja, inspektimi dhe monitorimi i projekteve në zhvillim
• Identifikimi i godinave qe kanë nevojë për inventar dhe pajisje tjera mësimore.

Potrebbero piacerti anche